AKTUALITET

Gjermania ‘gjen zgjidhjen’ për dimër, Emiratet e Bashkuara Arabe do furnizojnë vendin me gaz dhe naftë

17:19 - 25.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

EBA pranoi të dielën një marrëveshje sigurie energjetike me Gjermaninë për ta furnizuar me gaz natyror të lëngshëm dhe naftë ndërsa Berlini kërkon për burime të reja për të zëvendësuar furnizimet ruse.




Ministri i Industrisë së Emirateve Ahmed Al Jaber e quajti marrëveshjen historike që riformon rritjen e shpejtë të partneritetit energjetik mes EBA-s dhe Gjermanisë ndërsa firmosi marrëveshjen e cila u bë në prani të kancelarit gjerman Olaf Scholz.

Kreu i qeverisë gjermane është në një vizitë në EBA, ku u takua me presidentin e Emirateve Sheikh Mohamed bin Zayed Al-Nahyan.

Scholz e mirëpriti marrëveshjen e sigurisë energjetike.

Si pjesë e marrëveshjes, EBA do të sigurojë një dërgesë me gaz natyror të lëngshëm në fund të 2022-shit.

Kompania shtetërore e naftës së Emirateve të Bashkuara Arabe e kreu dërgesën e saj të parë të naftës në Gjermani në fillim të këtij muaji dhe do të dërgojë deri në 250 000 tonë naftë në muaj në 2023.

Udhëheqësi gjerman po bën një turne në Gjirin Persik me shpresën për të nënshkruar marrëveshje të reja energjetike për të zëvendësuar furnizimet ruse dhe për të zbutur krizën energjetike që erdhi nga lufta në Ukrainë.

Të shtunën, Scholz u takua në Jeddah me princin saudit të kurorës Mohammed bin Salman dhe më pas do të vizitojë Katarin e pasur me gaz për të zhvilluar bisedime me emirin Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.