AKTUALITET

Pjesëmarrje e ulët në votime, Giorgia Meloni “thyen” heshtjen dhe shfaqet me dy pjepra në duar (Video)

18:26 - 25.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Garuesja në zgjedhjet e përgjithshme të Italisë, pretendentja për kryeministre e ardhshme e vendit, Giorgia Meloni ka thyer heshtjen zgjedhore, për të bërë një batutë në rrjetet sociale.




“25 shtator, i thashë të gjitha”, dëgjohet të thotë ajo në një video të postuar në instagram ku shfaqet me dy pjepra në dorë, mesa duket duke bërë humor me mbiemrin e saj që në italisht do të thotë pjepri.

Kutitë e votimit në Itali pritet të qëndrojnë hapur deri në orët e vona të natës, deri në orën 23:00, ndërsa deri tani pjesëmarrja është 19.20%, gati e njëjtë me atë të zgjedhjeve të fundit.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Giorgia Meloni (@giorgiameloni)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.