AKTUALITET

Rizgjidhet kreu i Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë

17:37 - 25.09.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tedi Malaveci rikonfirmohet edhe për një mandat tjetër (2022-2026), si kreu i përmbaruesve gjyqësorë privatë. Dje, më datë 24 Shtator 2022, në një mbledhje maratonë prej 7 orësh, zhvilluar në Ministrinë e Drejtësisë, përmbaruesit privatë zgjodhën organet drejtuese, ku drejtimin e Dhomës ia besuan përsëri kreut aktual të saj, Z.Tedi Malaveci.
Asambleja Zgjedhore u mbajt në prani të 125 përmbaruesve, të cilët i dhanë një mandat tjetër drejtimi 4-vjeçar Z.Malaveci. Kreu aktual i Dhomës, me votim të fshehtë, mori besimin e 74 përmbaruesve, përballë tre kandidatëve të tjerë konkurues.





Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë është krijuar në vitin 2010 dhe ka në përbërjen e saj 144 përmbarues të licencuar në të gjithë Shqipërinë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.