AKTUALITET

Vdiq tragjikisht gjatë ekspeditës nënujore në Sarandë/ Flasin prindërit e britanikes: Kishin mision të vizitonin 50 shtete para moshës 30 vjeç!

13:16 - 25.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

George dhe Gill Gannon nga Britania kanë treguar se si kanë mësuar për lajmin e trishtë se vajza e tyre, 29-vjeçare, Rebecca kishte ndërruar jetë në Sarandë, teksa po bënte zhytje.




Ato tregojnë se kanë mësuar lajmin teksa ishin duke parë ne televizion ceremoninë e funeralit të mbretëreshës Elizabeth, kur u morën nga policia për ta njoftuar vdekjen e vajzës së tyre. Ato tregojnë se vajza e tyre ishte shumë e mirë dhe se kurrë nuk kishte shkelur asnjëherë asnjë ligj në jetë.

“Ajo ishte një vajzë në formë. Ajo nuk ka pirë, nuk ka pirë duhan apo nuk ka bërë ndonjë gjë të keqe, të gjithë jemi të thyer. Për herë të fundit e pashë të premten, një javë më parë, kur ajo la qenin e saj me ne”, tregojnë ato.

Babai i vajzës tregon se është i bindur se instruktori u përpoq ta kthente në jetë, por asgjë nuk mund të bëhej për ta shpëtuar. Sipas familjes, Rebecca bashkë me të dashurin e saj kishin misionin për të vizituar 50 vende përpara se të mbushte moshën 30-vjeçare, por kjo u është ndërpre në mes.

Beccie, siç familja i thërriste dhe i dashuri i saj Robert kishin qenë në qendrën e zhytjes Spiranca pranë qytetit të Sarandës, në Shqipëri. Raportohet se ata po planifikonin të zhyten në rrënojat e një anijeje mallrash italiane, Probitas, e cila është vetëm në det të hapur, por nga kjo zhytje Rebecca nuk ia doli të mbijetonte.

Ajo u mbyt në 19 shtator, teksa Gjykata e Sarandës ka vendosur ndjekje në gjendje të lirë nëpërmjet garancisë pasurore prej 1.5 milion lekë të reja për Saimir Kushovën, pronarin e Saranda Diving Center.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.