AKTUALITET

Veliaj i dhuron apartament kampionit të botës Abakarov, përfiton edhe mundësi tjetër çeçen

18:48 - 26.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka pritur sot kampionin e botës në mundje, Zelimkhan Abakarov, i cili pak ditë më parë ngriti lart flamurin shqiptar në majën më të lartë të podiumit në Beograd.




Një takim në shenjë mirënjohje për Abakarov, që është shprehur jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra. Kryetari i bashkisë i ka dhuruar një apartament 2+1 në kryeqytet Abakarov, si dhe një apartament 1+1 Islam Dudaev, i cili gjithashtu ka përfaqësuar Shqipërinë në nivelet më të larta në kompeticione ndërkombëtare duke qenë pretendent për medalje.

“Ky gjest simbolik i ka ngrohur zemrat jo vetëm kampionëve tanë, por të gjithë sportistëve që duan të bëhen kampionë sepse ata tashmë shohin një dritë vlerësimi për të gjithë mundin dhe lodhjen që secili prej sportistëve lë në sportin e tij”, – shkruan Federata e Mundjes në postimin për këtë takim në Bashkinë e Tiranës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.