Kryesore

Video-skandali: Pas humbjes së Shqipërisë U21, lojtarët ia kërcasin me birra

09:35 - 26.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kombëtarja shqiptare U21 ka mbyllur dje pjesëmarrjen e saj në turneun miqësor në Kroaci, duke regjistruar dy humbje identike 3-1 ndaj Maqedonisë së Veriut dhe pastaj vendasve.




Një situatë që duket se nuk ka shqetësuar shumë lojtarët e grumbulluar nga Alban Bushi të cilët pak orë pas humbjes, ia kanë kërcitur me birra.

Ka qenë portieri Marko Molla ai i cili në një lidhje direkte në Instagram me mbrojtësin Mario Mitaj, ka treguar se po pinte birra në tavolinë me futbollistë të tjerë të kombëtares U21.

Bashkë me të ishin edhe Klidman Lilo, Leandro Frroku, Andreas Ndoj dhe Flamur Ruçi.

Lojtarët shfaqen disa herë duke pirë birra në këtë bashkëbisedim në rrjetet sociale, ku ndiqen tifozë të shumtë.

Një sjellje skandaloze dhe absolutisht e papranueshme duke llogaritur se gjendeshin në Kroaci për të përfaqësuar flamurtarin shqiptar dhe ngjyrat kuqezi. (Panorama Sport)


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Çfar te shkrush jan djem te ri i japin rrug qefit , megjithate esht federata qe mban pergjegjsi , lojtaret kur kan kontroll jan korrekt , mungesa totale kontrollit , ku ben harem kryetari federates mandi shijakut pse mos pin dhe kta birra.

    Përgjigju ↓