BOTA

Michael Schumacher/ Ish-shefi i Ferrarit zbulon gjendjen e legjendës së F1 pas vizitave të rregullta

23:29 - 27.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Michael Schumacher është “në duart më të mira” pasi ai vazhdon të shërohet nga aksidenti i tij i tmerrshëm në ski, thotë ish-shefi i Ferrarit, Jean Todt, i cili zbuloi se e ka parë gjermanin tri herë në javë në disa raste.




Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1 nuk është parë publikisht që kur pësoi një dëmtim thuajse fatal të trurit gjatë skijimit në dhjetor 2013 në Meribel, Francë.

Gruaja e tij Corinna ka këmbëngulur për të mbrojtur privatësinë e Schumacher në tetë vjet e gjysmë që nga ajo kohë, me gjendjen e tij mjekësore të mbuluar në fshehtësi ndërsa ai vazhdon të shërohet në shtëpinë e tij në Zvicër.

Todt, i cili ka një marrëdhënie të ngushtë me familjen Schumacher, u pyet këtë javë për legjendën e Ferrarit dhe falënderoi fansat e tij për mbështetjen e tyre të vazhdueshme, duke shtuar se 53-vjeçari është “i rrethuar nga njerëz që e duan atë”.

“Jam i lumtur që tifozët, jo vetëm në Gjermani, mendojnë kaq shumë për të”, tha Todt për gazetën gjermane Bild. “Njerëzit pyesin shumë për Michael. Tifozët duhet ta dinë se ai është në duart më të mira. Në situatën më të mirë ai mund të jetë dhe i rrethuar nga njerëz që e duan.

“Për sa kohë të jem në këtë botë, do ta vizitoj gjithmonë. Ndonjëherë ne shihemi tre herë në javë, ndonjëherë jo për një muaj të tërë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.