AKTUALITET

Nord Stream/ CIA e kishte paralajmëruar Gjermaninë për sulme të mundshme që nga vera e kaluar

23:18 - 27.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shërbimi amerikan i inteligjencës CIA e kishte paralajmëruar Gjermaninë për javë të tëra për sulme të mundshme ndaj tubacioneve të gazit natyror që kalonin përmes Baltikut, pretendon revista gjermane Spiegel.




Qeveria gjermane u informua nga CIA gjatë verës, tha revista, e cila nuk përmendi burimet e saj, theksohet në botim, supozon se rrjedhjet në  tubacionet Nord Stream 1 dhe 2 janë për shkak të një “sulmi në shënjestër” .

Një zëdhënës i qeverisë gjermane nuk pranoi të komentojë mbi informacionin, shtoi Spiegel.

Mediat gjermane, siç theksohet nga Deutsche Welle, këmbëngulin se Berlini i konsideron sulmet të synuara.

Gazeta Tagesspiegel citon qarqe të shërbimit të sigurisë dhe burime të tjera. Spiegel citon, nga ana e tij, një person me njohuri për faktet.

Në bazë të vlerësimeve të para të situatës, “mundësia e një sulmi të mundshëm në fund të detit nuk është diçka e zakonshme. Bëhet vetëm me forca speciale, me zhytës, apo edhe me nëndetëse”, thonë burime të mirëinformuara.

Kujtojmë se funksionimi i Nord Stream 1 u ndal plotësisht në fillim të shtatorit, për shkak të një defekti teknik në një pompë, të paktën sipas asaj që raportoi pala ruse. Nord Stream 2, ndonëse plotësisht gati, nuk ishte kurrë funksional. Gjithsesi, të dy kanalet janë plot me gaz.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.