AKTUALITET

“Tifozët kanë të drejtë për atë reagim”, Uzuni pas barazimit në fund: Është fati i keq që na ndjek

23:06 - 27.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shqipëria mori një barazim zhgënjyes përballë Islandës në minutën e fundit. Në një prononcim për “Super Sport”, sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni, nuk e fshehu zhgënjimin për këtë përballje.




“E nisëm lojën shumë mirë. Ata ngelën me 10 lojtarë shumë herët, shënuam gol shumë herët. Duhet të shënonim golin e dytë sa më shpejt. Nuk e di çfarë është ky fat që na ndjek në minutat e fundit.

E kishim detyrim të fitonim për fanellën, për tifozët. Por ky fat i keq vazhdon të na ndjekë.

Normal që nuk ndihemi mirë. Ata kanë të drejtë, sepse lanë punët e tyre dhe erdhën për ne. Ne duhet të shënonim të dytin dhe t’i kënaqnim ata.

Ishim me 11 lojtarë. Kur doli lojtari jonë që ngelëm me 10 lojtarë. Më shumë përqendrim në minutat e fundit do të na bënte ta evitonim golin”, u shpreh Uzuni.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.