Kosova

Pacolli shkon në Hagë për të mbështetur Thaçin! E shoqërojnë Moisiu, Topi, Meidani dhe Majko

16:38 - 28.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka iniciuar udhëtimin e përbashkët me homologët e tij shqiptarë drejt Hagës për të vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi dhe krerët e tjerë të UÇK-së.




Bashkë me Pacollin, në aeroplanin e tij privat, u nisën edhe ish-presidentët e Shqipërisë Rexhep Meidani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi, si dhe ish-kryeministri Pandeli Majko.

“Historia nuk mund të rishkruhet. UÇK është krenaria jonë kombëtare”, ka shkruar krahas fotografisë që ka shpërndarë nga Haga këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj.

Pacolli ka planifikuar t’i çojë në Hagë ish-presidentët e ish-kryeministrat e Kosovës dhe të Shqipërisë, për t’i takuar katër ish-krerët e UÇK-së, por ftesën e tij e refuzuan ish-krerët e shtetit të Kosovës.

Ish-presidentët e Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Atifete Jahjaga kanë refuzuar ftesën e Pacollit. Sejdiu ditë më parë i tha Gazetës Express se nuk dëshiron të flasë, dhe se qëndrimi i tij dihet.

“Shiko, unë e kam dhënë dje një përgjigje. Nuk kam çka shtoj tjetër dhe të komentoj më shumë. […] Unë e kam dhënë një përgjigje dje dhe s’kam çfarë merrem më tepër. E kam dhënë qëndrimin tim dhe pikë. Qëndrimin tim e kam dhënë edhe në konferenca për shtyp vazhdimisht, apo në debatet që i kam mbajtur dhe i kam qëndrimet që i dini të gjithë”, ka thënë Sejdiu duke e përmendur se “prezumimi i pafajësisë është parimi themelor në drejtësi”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.