Kryesore

Kopshti i mbyllur pas kërkesës së Erdogan/ Nëna e një prej fëmijëve shpërthen në lot para kryeministrisë

10:30 - 29.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një nga prindërit e fëmijëve të cilët ishin pjesë e kopshtit të Turgut Ozal, është përlotur ndërsa foli për vendimin e qeverisë të cilin e quajti të padrejtë.




“Nuk është normale. Nuk i rrezikohej jeta në asnjë moment fëmijëve, unë jam ndër brezat e parë të Turgut Ozal dhe në asnjë mënyrë nuk jemi induktuar me fenë. Unë vetë jam e besimit ortodoks. Jam shumë e prekur, kjo nuk është normale. Studentët ekselentë … është e turpshme. Nuk e kisha menduar që fëmija im do të dilte sot në një protestë para Kryeministrisë. Janë fëmijë me medalje ”, tha ajo e përlotur.

Një tjetër prind ka bërë me dije se do të vijojnë protestat deri në kthimin e vendimit. “Kemi besuar se gjykata do të bllokojë vendimin absurd të qeverisë. Edhe fëmijët e ndjejnë edhe pse jemi munduar të mos i përfshijmë. Edhe sot e ndjen trishtimin dhe mungesën e shokëve e mësuesve. Do të vijojmë protestat deri në kthimin e vendimit. Shpresojmë që kjo të ndodhë sa më parë në mënyrë që edhe fëmijët ti kthehen jetës normale”, tha një nga prindërit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.