EKONOMI

Pritet rritje e çmimit qumështit dhe nënprodukteve, Hoxha: Industria drejt falimentit, të pezullohet akciza e gazit!

20:06 - 29.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Çmimet e qumështit dhe nënprodukteve të tij pritet të rriten sërish. Drejtori ekzekutiv i “Industrisë së Përpunimit të Qumështit” Donjaldo Hoxha tha se fabrikat po blejnë nga fermerët qumësht me çmim rreth 50% më të lartë, ndërsa shtimi i kostove dhe mungesa e subvencioneve sipas tij po e çon këtë sektor drejt falimentimit.




Përveç çmimit të lartë, Donjaldo Hoxha deklaron se sot fabrikat po hasin vështirësi në gjetjen e qumështit të freskët, për shkak të rënies së lartë të prodhimit.

Sipas tij, nëse nuk do të merren masa dhe ndërhyrje në ndihmë të blegtorisë, prodhimi vendas nuk do mbulojë nevojat e përpunuesve dhe në vend do mbizotërojnë produktet e importit.

 

 

Duke bërë një krahasim me vendet e rajonit, Hoxha tha se Shqipëria nuk mund t’i konkurrojë pasi ata kanë kosto më të ulëta dhe subvencione më të larta.

Përveç ndërhyrjes me anë të subvencioneve, Donjaldo Hoxha shtroi nevojën e pezullimit të përkohshëm të akcizës së shtuar të gazit nga 1 korriku, deri në normalizimin e kostove./ BW


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.