Kryesore

Rama prap për kullat pa leje, fajëson prokurorët dhe gjykatësit që ndëshkojnë më të dobëtin

10:42 - 29.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se identifikimi i kateve pa leje dhe abuzimet nga ndërtuesit nuk është detyrë e tij për t’i parë, duke iu përgjigjur kështu kritikëve që ngrenë pyetjen përse tani është marë vendimi nga qeveria për konfiskimin e tyre.




“Me këtë vendim ne i kemi vënë me shpatulla për muri të gjithë këta, por zgjidhja që vjen nga ky vendim i sotëm, është një zgjidhje që i jep përgjigje përfundimtare pyetjes si nuk i keni parë, nuk është detyra ime funksionale të shoh kate dhe pse të gjithë jemi mësuar t’i ndjekim këto procese”, u shpreh kryeministri.

Rama tha ndër të tjera se në një zinxhir përgjegjësish, ku hallka kryesore është ajo e drejtësisë, me gjyqtarë dhe prokurorë që kanë marrë rryshfet për të lejuar ndërtimet pa leje, përgjegjësi kanë edhe punonjësit e institucioneve që kanë marrë para gjithashtu për të mbyllur sytë para kullave që shkelin lejen e ndërtimit.

“Në terren kemi një problematikë që edhe pse sot është më e lehtë, vijon të rëndojë e shqetësojë biznese, qytetarë. Emrat e përvecëm në raport me qytetarin e biznesin që përkthehet në një mundësi për të bërë presion e për të marrë rryshfet. Ky është fakt.

E këto ngrehina, janë rezultat pikërisht i mos funksionimit si duhet të një zinxhiri kontrolli, që hallkën e vet kryesore ka drejtësinë dhe që funksionon me të dobëtit por nuk funksionon me të fortit”, tha Rama.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.