Kryesore

Tre ish-presidentët e Shqipërisë takojnë sot krerët e UÇK-së

09:57 - 29.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një delegacion me tre ish-presidentët e Shqipërisë ka mbërritur në Hagë ditën e djeshme.




Tre ish-krerët e Shtetit Alfred Moisiu, Rexhep Meidani e Bamir Topi, si dhe ish-Kryeministri Pandeli Majko, do të takojnë sot ish-krerët e UÇK-së.

Ish-presidentët shqiptarë pritet të takohen me ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, ish-deputetin Rexhep Selimi dhe të tjerët, që si ish-krerë të UÇK-së po mbahen në paraburgim nga Haga.

Delegacioni të ish-presidentëve do t’i bashkohet edhe Behgjet Pacolli, ish-ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër i Kosovës.

Kujtojmë se më herët nga Shqipëria ka zhvilluar një vizitë në Hagë ku mbahen në paraburgim ish-krerët e UÇK-së kryeministri Edi Rama. Nga Kosova ata janë vizituar nga krerët fetarë të Kosovës dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.