BLUETOOTH

“Vlerësimi për vajzën ishte gjithçka, mendja e tij ka shumë peshë”/ Mamaja e Arminës flet për krushkun Sali Berisha!

10:10 - 30.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas Arminës edhe mamaja e saj, Mimoza ka dhënë opinionin për krushkun e saj, Sali Berisha. Mimoza foli për dasmën e së bijës dhe emocionet kur e pa të veshur si nuse.




“Unë kam pasur emocione kur e pashë Arminën me të bardha, pata një si gjendje jo të mirë të vetes. I thashë vetes ‘dëgjo deri këtu kemi arritur mirë’. Nuk doja t’ia krijoja atë melankoli vajzës”, tha ajo.

Mes të tjerash, Mevlani u ndal dhe te fjalimi i Sali Berishës në dasmën e Arminës. Ajo tha se fjalët e tij e kanë prekur dhe emocionuar pafund.

“Me dhuntitë e saj, mençurinë, mirësjelljen, komunikimin, njerëzinë, dashurinë, arriti të pushtojë, jo vetëm zemrën e Shkelzenti, por edhe zemrat tona, të hyjë në zemrat tona si një vajzë e dytë!”, ka thënë Sali Berisha në dasmën e Arminës dhe Shkëlzenit.

“Pas këtij fjalimi, e kam ndier veten jo të vlerësuar, sepse çdo njeri ka vlerat e veta në jetë, por vlerësimi që pati për vajzën time tregoi që ishte gjithçka, sepse fjala e tij ka peshë, mendja e tij ka peshë dhe unë e vlerësoj pafund këtë fjalim”, u shpreh ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.