BOTA

Kriza energjetike, propozimi i kryebashkiakut për të kursyer: Ngrohuni me sobë me dru

09:07 - 02.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryebashkiaku i Riminit, Jamil Sadegholvaad ka këshilluar banorët që të përdorin një metodë të vjetër për të ruajtur energji.




Ai ka zgjedhur të shtyjë masat kundër smogut të Rajonit për të përmirësuar cilësinë e ajrit: kufizimet, në fakt, do të rrezikonin të rëndonin shumë mbi xhepat e qytetarëve duke pasur parasysh super rritjet e pritshme të faturave të gazit.

Ai ka dhënë dritë jeshile për të hapur vatrat e zjarrit dhe sobat me dru, gjë që plani e ndalon për zonat nën 300 metra mbi nivelin e detit.

“Do të jetë vetëm për këtë vit. Tani për tani nuk mund të mos marr parasysh urgjencën reale të energjisë, me faturat e shtrenjta që po bien si thikë mbi shpenzimet dhe kushtet e jetesës së familjeve, dhe se do të bjerë edhe më shumë në javët në vijim” ka thënë ai.

Këshilltarët për mjedisin kanë shprehur nevojën për të balancuar nevojat mjedisore (përmirësimi i cilësisë së ajrit) me ato ekonomike dhe sociale, në një kohë vështirësish serioze për familjet, organizatat dhe bizneset.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.