Kryesore

Deklarata për kriminalitetin, Rama sulmon Yuri Kim: Krijon mjegull, ku përfitojnë vetëm kriminelët

23:18 - 03.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama është treguar i ashpër në reagimin mbi deklaratën e ambasadores amerikane Yuri Kim e cila tha se udhëheqësit duhet të zgjedhin se kush e ka në dorë këtë vend, qytetarët apo kriminelët.




Sipas shefit të qeverisë, akuzat pa kriter nuk i ndihmojnë aspak qytetarët, luftën kundër krimit dhe pastrimit të parave, por “krijon një mjegull të madhe ku të vetmit përfitues janë kriminelët dhe pastruesit e parave”.

“E para, unë e refuzoj kategorikisht këtë gjuhë që udhëheqësit duhet të zgjedhin kush duhet ta qeverisë këtë vend, qytetarët apo kriminelët.

Për sa më takon, si udhëheqës i këtij vendi, e kam bërë zgjedhjen me kohë. E kam bërë zgjedhjen kur kam dalë kundër regjimit komunist, e kam bërë zgjedhjen kur kam hyrë në politikën shqiptare dhe e bëj zgjedhjen time çdo ditë, nuk kam asnjë dilemë për këtë.

Nga ana tjetër, të akuzosh unblock, nuk ndihmon fare qytetarët, nuk ndihmon fare luftën kundër krimit dhe pastrimit të parave, por përkundrazi, krijon një mjegull të madhe ku të vetmit përfitues janë kriminelët dhe pastruesit e parave. Për 1% të shqiptarëve që janë të lidhur me botën e krimit, nuk mund të hidhet baltë mbi 99% të tyre, as jashtë dhe as brenda”, deklaroi Rama.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.