AKTUALITET

“Dëgjuan vetëm ulërimën e tij”/ Dëshmi tronditëse për shqiptarin që u gjet i vdekur në një fushë me fytin e prerë

18:25 - 04.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Janë zbardhur detaje shokuese në lidhje me aksidentin tragjik të ndodhur mëngjesin e së martës me viktimën e një 35-vjeçari dhe baba i dy fëmijëve në fshatin Vouta të komunës Kantanou-Selinou, në Chania. Sipas informacioneve të fundit, ngjarja ka ndodhur para syve të dëshmitarëve të cilët kanë njoftuar menjëherë autoritetet.




35-vjeçari fatkeq kishte dalë në terren për të kryer punë bujqësore. Në përpjekje për të pastruar ullinjtë, ai humbi ekuilibrin, si pasojë u rrëzua nga një pjerrësi dhe sharrë elektrike me zinxhir që mbante i rrëshqiti nga duart dhe i shkaktoi një plagë të thellë në qafë që shkaktoi shkëputje të pjesshme të kokës nga trupi. Në fakt, ka një dëshmi që thotë se dëshmitarët kanë dëgjuar britmat e burrit dhe ka pasuar heshtje absolute. Vdekja e 35-vjeçarit ka qenë e menjëhershme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.