Kronikë

Incidenti tragjik në Kretë, sharra ia shkëputi pjesërisht kokën nga trupi shqiptarit! Po pastronte ullinj

20:17 - 04.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tronditëse janë detajet që kanë dalë në dritë në lidhje me aksidentin tragjik të ndodhur mëngjesin e kësaj të marte. Viktima ishte 35-vjeçari dhe babai i dy fëmijëve në fshatin Vouta të komunës Kantanou – Selinou.




Sipas informacioneve më të reja, ngjarja duket se ka ndodhur para syve të dëshmitarëve të cilët janë tronditur dhe kanë njoftuar autoritetet.

Siç raportohet, 35-vjeçari fatkeq kishte shkuar në vendngjarje për të kryer punë bujqësore.

Në tentativën e tij për të pastruar ullinjtë, ai humbi ekuilibrin, si pasojë u rrëzua anash dhe sharra elektrike me zinxhir që mbante i rrëshqiti nga duart dhe i shkaktoi një plagë të thellë në qafë, e cila shkaktoi shkëputjen e pjesshme të kokës nga trupi.

Është tronditës detaji që dëshmitarët dëgjuan një britmë dhe më pas nuk u dëgjua më asgjë.

Zjarrfikësit kanë qenë në vendngjarje për të nxjerrë trupin nga vendi ku kish rënë, ndërsa autoritetet tashmë flasin për një aksident të qartë me vdekjen e menjëhershme të 35-vjeçarit.

Bashkëshorti 35-vjeçar dhe baba i dy fëmijëve ishte prej disa kohësh në zonë dhe puna e tij kryesore ishte bujqësia…


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.