AKTUALITET

Raporti i Bankës Botërore: Shqipëria vendi me rritjen më të vogël ekonomike në rajon për dy vitet e ardhshme

17:51 - 04.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Banka Botërore vlerëson se kriza e çmimeve do të reflektohet më tepër në ekonominë shqiptare në dy vitet në vijim.




Në raportin e fundit është lënë i pandryshuar niveli i rritjes ekonomike për këtë vit ndërsa për vitin e ardhshëm është rishikuar me ulje prej 1.2%.

Në projeksionet e vjeshtës Banka Botërore thekson se lufta Rusi-Ukrainë po jep goditje të forta në zinxhirin tregtar midis vendeve duke rritur ndjeshëm çmimin e energjisë dhe të ushqimeve.

Shqipëria rezulton se është një ndër vendet që do të ketë nivelin më të ulët të ecurisë ekonomike nëse e krahasojmë me vendet e tjera të rajonit. Për vitin 2023 rritja ekonomike do të jetë vetëm 2.3% duke u renditur pas Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Banka Botërore thekson se kriza e paprecedentë e çmimeve mbart pasoja si për konsumatorët ashtu edhe për qeveritë duke kufizuar përballueshmerinë fiskale; produktivitetin e firmave; dhe mirëqenien e familjeve.

Në raport Banka Botërore sugjeron që qeveritë të ndërhyjnë përmes politikave të mbështetjes për të garantuar një minimum të të ardhurave, për të mbrojtur individët dhe familjet nga goditjet me efekte negative.

Rritja ekonomike në Rajon për vitin 2023

Shqipëria 2.3 %

Maqedonia e Veriut 2.7%

Serbia 2.7%

Mal i Zi 3.4%

Kosova 3.7%


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.