AKTUALITET

Si u rrëmbyen vëllezërit Beqiraj në autostradë? Policia: Autorët i rrahën të dy, pasi i rrethuam braktisën makinën dhe u larguan në këmbë

14:04 - 04.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Shtetit ka sot në daljen publike ka dhënë detaje në lidhje me rrëmbimin e Indrit Beqirajt në autostradën Tiranë-Durrës. Rezulton se autorët e pengmarrjes kanë goditur fillimisht motomjetin me të cilin po udhëtonin dy vëllezërit dhe më pas kanë marrë me vete njërin prej tyre për disa minuta.




Ata janë rrethuar nga policia dhe kanë në rrugë Indrit Beqirajn. Më pas kanë braktisur edhe automjetet për t’u larguar në këmbë.

“Në kuadër të veprimeve të thelluara të kryera në vijimësi, si dhe atyre të kryera gjatë dy ditëve të fundit, nisur edhe nga konflikti mes 2 vëllezërve me disa persona të tjerë, u bë e mundur zbardhja e disa ngjarjeve kriminale, si dhe qëllimi i konflikt të ndodhur më datë 02.10.2022, në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur “Koxhas”, ku disa persona me automjete kanë goditur motomjetin e dy vëllezërve G. B. dhe I. B. dhe më pas kanë marrë me vete, njërin prej tyre, për disa minuta

Në sajë të veprimeve të shpejta, reagimit dhe presionit policor, personat që kishin marrë në automjet shtetasin I. B., në pamundësi për të dalë me automjet nga perimetri i rrethimit të Policisë, e kanë lënë në rrugë shtetasin I. B., kanë braktisur automjetet dhe kanë mundur të largohen në këmbë

Nga tërësia e veprimeve hetimore u bë dokumentimi i plotë i kësaj ngjarjeje dhe identifikimi i autorëve të saj. Është vënë në pranga njëri prej autorëve dhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë. Gjithashtu u sekuestruan mjetet e përdorura në këtë ngjarje. Në automjetin me të cilin është marrë peng shtetasi I. B. janë gjetur dhe fiksuar prova shkencore”, thuhet në njoftimin e policisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.