LIFE STYLE

Sulmi në zemër/ A mund të shërojë një përqafim një ‘zemër të plagosur’? Hulumtimi është befasues

20:23 - 04.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një përqafim, një përkëdhelje për ‘kafshën’ tonë dhe një vështrim në atë që duam, a mund të shërojë fjalë për fjalë një zemër? Shkencëtarët e Miçiganit kanë zbuluar se oksitocina mund të ketë aftësinë për të riparuar qelizat në një zemër të lënduar.




Oksitocina, e njohur edhe si hormoni i dashurisë, prodhohet natyrshëm nga trupi kur përqafohemi, kur bëjmë seks dhe kur biem në dashuri.

Por si mund t’i shëronte plagët e zemrës? Në një atak në zemër, shkatërrohen sasi të mëdha kardiomiocitesh, një klasë qelizash që nuk mund të zëvendësohen.

Studiuesit zbuluan në praktikë, se oksitocina stimulon qelizat burimore në shtresën e jashtme të zemrës, të cilat lëvizin në shtresën e mesme dhe bëhen kardiomiocite.

Pavarësisht këtyre rezultateve pozitive të studimit, të publikuara në Frontiers in Cell and Developmental Biology, sqarohet se eksperimentet deri më tani janë bërë vetëm mbi qeliza njerëzore në një mjedis laboratorik.

Por ka shpresë se në të ardhmen hormoni i dashurisë mund të përdoret për të zhvilluar një trajtim përkatës.

Karakteristikat e mahnitshme të peshkut zebër

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se disa qeliza në shtresën e jashtme të zemrës mund të riprogramohen dhe kthehen në kardiomiocite, por kjo nuk është e mundur në trupin e njeriut.

Ky ishte shtysa që ekipi hulumtues të fokusohej tek zebrafish, të cilët kanë aftësinë unike për të rigjeneruar pjesë të trupit si truri, kockat dhe lëkura. Për shkak të bollëkut të kardiomiociteve, ata mund të rigjenerojnë deri në një të katërtën e organit të synuar të peshqve më të mëdhenj grabitqarë, të cilët i përdorin si pre e tyre për t’u ushqyer.

Studiuesit zbuluan se brenda tre ditëve nga shkaktimi i një dëmtimi në zemër, nivelet e oksitocinës u rritën deri në 20 herë më shumë në tru. Përveç kësaj, ky hormon më pas përfshihet drejtpërdrejt në procesin e riparimit të zemrës.

Vlen gjithashtu të përmendet se oksitocina kishte një efekt të ngjashëm në indet e njeriut në një epruvetë.

“Oksitocina përdoret gjerësisht në mjekësinë klinike për arsye të tjera, kështu që përdorimi i saj për pacientët pas dëmtimit të zemrës nuk është diçka që mund të imagjinohet. Edhe nëse rigjenerimi i zemrës është vetëm i pjesshëm, përfitimet për pacientët mund të jenë të mëdha”, shton autori kryesor i studimit Dr. Aitor Aguirre, asistent profesor i biologjisë në Universitetin Shtetëror të Miçiganit.

Hapat e ardhshëm të studiuesve përfshijnë efektin e oksitocinës tek njerëzit pas lëndimeve të zemrës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.