Kronikë

EMRAT/ Zbardhet masakra e “Don Boskos” në Tiranë ku u ekzekutua Erjon Çela dhe u plagosën 4 të tjerë!

12:24 - 04.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vrasja e Erjon Çelës në “Don Bosko” dhe plagosja e katër të tjerëve është zbardhur nga Prokuroria. Kujtojmë se Erjon Çela u vra më 4 Janar 2022.




35-vjeçari ishte ulur në tavolinë me 4 persona të tjerë mes tyre dajën, të vëllanë, kamarierin dhe një person tjetër kur persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të tyre.

Dyshohet se ishin dy qitës dhe se janë derdhur mbi 20 plumba kallashnikovi drejt lokalit. Makina e autorëve më pas ka marrë kthesën dhe janë larguar në drejtim të  Traumës për të dalë jashtë Tiranës.

Të plagosurit ishin Blerim Çela 28 vjeç, vëllai i viktimës, i cili u lëndua në fytyrë dhe këmbë; Edmond Crroj 41-vjeç, daja i viktimës, i plagosur në bark e këmbë; Azbi Selimaj 19 vjeç kamarieri i lokalit, i dëmtuar në shpatull dhe Arben Dani 46 vjeç, i dëmtuar në këmbë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.