LAJMI I FUNDIT

“Delirantë, bëni ndonjë punë të mirë!”, ‘Keni ngelur në taktikat e viteve ‘90″- Si e “thumboi” Veliaj opozitën

17:53 - 05.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka thumbur opozitën teksa njoftoi hapjen e garës për Teatrin e ri Kombëtar.




Teksa iu drejtua “rivalëve” të tij për Bashkinë e Tiranës, Veliaj tha “aspirantë për kandidatë për kryetarë bashkie vitin tjetër, ishin në krye të protestave sot. Ky është film që e kemi parë, por a ka mënyrë tjetër për të bërë hajër në këtë vend sa duke i prishur punë një tjetri.”

Ai thumboi opozitën, duke u shprehur: “Ftesa për të gjithë mitomanët, delirantët, aspirantët, ambiciozët gjeni ndonjë mënyrë tjetër për tu afirmuar, ndoshta duke bërë ndonjë punë të mirë, vepër të mirë. Është mëkat që një pjesë e atyre që drejtojnë partitë e ndryshme kanë ngelur akoma në taktikat e viteve ’90, hip mbi makina, blloko një projekt, digj goma, ngre gishta e tund flamurë.”

Erion Veliaj: “Projekti do të marrë 60 ditë kohë derisa të vlerësohet dhe të përcaktohet fituesi, por do të marrë një periudhë 3 vjeçare derisa të realizohet. 36 muaj që kërkojnë durim dhe dashamirësi nga ju. Nëse kantieri kthehet prapë në ato muhabetet “tokë e xanun”, “unë nuk ta lëshoj më se partia ka zgjedhje”, po shikoja aspirantët për kandidatë për kryetarë bashkie vitin tjetër, ishin në krye të protestave sot, dhe i shikoni edhe kandidatë. Ky është film që e kemi parë, por a ka mënyrë tjetër për të bërë hajër në këtë vend sa duke i prishur punë një tjetri.

Ftesa për të gjithë mitomanët, delirantët, aspirantët, ambiciozët gjeni ndonjë mënyrë tjetër për tu afirmuar, ndoshta duke bërë ndonjë punë të mirë, vepër të mirë, por kjo puna të afirmohesh duke penguar atë që punon ka dalë boje dhe nuk funksionon më. Po të ishte kështu ky popull do votonte dhe do vendoste në krye të njerëzit që janë më shkatërrimtarë, më sabotues, më pengues, përçarës. Shoqëria është civilizuar më shumë se një pjesë e politikës, është emancipuar si shumë shoqëri europiane. Është mëkat që një pjesë e atyre që drejtojnë partitë e ndryshme kanë ngelur akoma në taktikat e viteve ’90, hip mbi makina, blloko një projekt, digj goma, ngre gishta e tund flamurë. Është komplet demode. Mezi e pres ditën kur të kemi mbaruar garën dhe të mbarojë puna, e të gjithë të përqafojmë njëri-tjetrin, të majtë e të djathtë.

Ftoj të gjithë, edhe ata që garojnë për llaç e tulla dhe ata që garojnë për zemrat e njerëzve, një garë të mbarë sepse të gjithë duhet të jemi për këtë garë për emancipim. Një vit më i mbarë se ky për ndërtimin e Teatrit nuk do kishte. Do bëjmë një teatër fantastik dhe jam gati të vë bast që do fitojë çmime dhe do jetë më i bukuri në rajon.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.