Kronikë

Digjet ‘ML-ja’ gjatë natës në Sarandë/ Flakët përfshijnë edhe një makinë me targa zvicerane!

08:59 - 05.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një automjet tip ‘Mercedez Benz ML’, me targë AA410IY, është përfshirë nga flakët gjatë natës duke u djegur në pjesën e përparme të tij. Për pasojë flakët kanë përfshirë edhe një automjet tip “Honda” të parkuar pranë tij me targa zvicerane.




Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe aktualisht po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për të zbuluar nëse zjarri ka qenë apo jo i qëllimshëm.

“Më datë 05.10.2022, gjatë natës, në lagjen nr. 1, Sarandë, ka rënë zjarr në një automjet të parkuar, tip “Benz” në pronësi të shtetasit E. D, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.