Kronikë

EMRI/ Vdes tragjikisht teksa punonte në një kantier për rrjetin e kanalizimeve shqiptari në Itali!

11:26 - 05.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin fqinj, Itali, ku një shtetas shqiptar ka gjetur vdekjen tragjikisht teksa po punonte për ndërtimin e një rrjeti kanalizimesh. Mediat italiane thonë se viktima është Bardhi Brahimaj, 40-vjeçari shqiptar me banim në Lurate Caccivio.




Mësohet se ka pasur një aksident gjatë punës në kantierin e ngritur në rrugë për rrjetin e kanalizimeve dhe shqiptari ka qenë brenda gropës që ishte hapur gërmuar. Një peshë e madhe materialesh ka rënë mbi të duke i shkaktuar vdekjen.

Kur ekipet e shpëtimit mbërritën në vendin e ngjarjes, nuk kishte më asgjë për të bërë. Sipas medieve italiane, Brahimaj jetonte i vetëm në Lurate Caccivio, dhe nuk kishte të afërm në Itali, vetëm një vëlla me banim në Zvicër, i cili u lajmërua nga policia për ngjarjen e rëndë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.