AKTUALITET

Faktori ndërkombëtar e kundërshton por Banka e Shqipërisë mbron idenë e Ramës për Amnistinë fiskale: Ka impakt pozitiv por…

18:37 - 05.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edhe pse faktori ndërkombëtar është tërësisht kundër iniciativës për amnistinë fiskale, duket se për qeverinë dhe financat e brishta shqiptare nuk përbën ndonjë problem.




Në një dalje para mediave, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko thotë se kjo nismë mund të jetë pozitive për ekonominë e vendit, por njëkohësisht është edhe rrezik serioz për pastrimin e parave.

“Amnistia ka impakt pozitiv dhe do të sjellë likuiditete e do të ndihmonte buxhetin e shtetit. Kostot janë rreziku nga pastrimi i parave, duhet shmangur ky rrezik dhe paratë që vijnë nga kriminaliteti e korrupsioni. Kemi theksuar që Amnistia duhet bërë e studiuar që të jetë instrument që të funksionojë për përmirësim të administrimit fiskal, për të shmangur evazionin fiskal”, tha guvernatori i BSH Gent Sejko.

Qeveria nuk ka ende gati një draft final për amnistinë fiskale, një nga nismat më të debatuara, për të cilën faktori ndërkombëtar nuk ka dhënë ende “Ok” për zbatimin e saj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.