Kryesore

‘Hajdutëria e Qeverisë i ndau prindërit nga fëmijët’/ Blushi nxjerr videon e të moshuarës: Na është boshatisur shpirti, 4 fëmijët i kam jashtë!

13:30 - 05.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka shpërndarë deklaratat e një gruaje të moshuar në një intervistë televizive, e cila shprehet e shqetësuar për gjendjen ekonomike në vend dhe për largimin e të rinjve nga Shqipëria.




POSTIMI I PLOTË I BLUSHIT:

Dëgjoni zemrën e kësaj nëne dhe të gjithë nënave shqiptare që digjen nga malli për të jetuar pranë fëmijëve të tyre, që Edi Rama i detyroi të largohen nga Shqipëria. Pashpirtësia, hajdutëria dhe paligjshmëria e Qeverisë i ndau prindërit nga fëmijët dhe po i zhyt çdo ditë të moshuarit në mjerim. Lotët në sytë e nënave shqiptare rëndojnë mbi ndërgjegjen e Edi Ramës, që shumë shpejt do të japë llogari për çdo vuajtje dhe për çdo qindarkë që u ka vjedhur shqiptarëve.

E moshuara me lot në sy: “Na është boshatisur shpirti, kam katër fëmijë dhe të katërt jashtë, kam mbetur vetëm këtu prej emigracionit. Qeveria të mos ia ulë naftën miliarderëve të jahteve dhe t’ia rrisë fermerit shqiptar, por të ndihmojë qytetarët. Njerëzit të punësohen këtu. Unë kam 17 krahë pune që janë jashtë..a ka më keq?!”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.