LAJMI I FUNDIT

Ndarja territoriale, deputetja e PD i përgjigjet Berishës: Jam e hapur për çdo dialog dhe rakordim të një drafti të gjithëpranuar

16:31 - 05.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bashkëkryetarja e Komisionit te Reformës Territoriale, Dhurata Çupi iu është përgjigjur thirrjes së Sali Berishës që deputetët demokratë “të ulen bashkërisht dhe të arrihet në një draft të PD-së, që të përfaqësojë interesat më të mira të qytetarëve shqiptarë”.




Çupi u shpreh se drafti me 94 bashki i dorëzuar sot në kryesinë e Kuvendit bazohet në studimet më të mira të bëra për ndarjen territoriale, ndërsa shtoi se “janë të hapur për të bërë plotësime për të perfeksionuar reformën, si edhe për çdo dialog dhe rakordim të një drafti të gjithëpranuar.” 

Sakaq, ajo shtoi se janë të gatshëm “të ulen përsëri për të bërë më të mirën për demokratët dhe të gjithë shqiptarët”.

“Drafti i cili u dërgua sot nga deputetët e Partisë Demokratike në kryesinë e Kuvendit për Reformën Territoriale bazohet në studimet më të mira të bëra për ndarjen territoriale. Objektivi ynë është që qytetarët të marrin shërbimin nga pushteti vendor. Sigurisht jemi të hapur për të bërë plotësime për të perfeksionuar reformën ndaj sigurisht jam e hapur për çdo dialog dhe rakordim të një drafti të gjithëpranuar.

Një takim për bashkimin e dy drafteve brenda deputetëve demokrat është bërë pak ditë më parë dhe sigurisht mund të ulemi përsëri për të bërë më të mirën për demokratët dhe të gjithë shqiptarët”, u shpreh ajo.

Ndërsa Berisha, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar, u shpreh: “Në punën për reformën territoriale janë mbajtur parasysh ndryshimet e thella që ka pësuar vendi këto vite. Por janë marrë për bazë, dy projekte serioze të specialistëve shqiptarë dhe të huaj, të sponsorizuar nga qeveria e Zvicrës.

Sot dëgjoj që një grup deputetësh të po kësaj partie, në mënyrë të pavarur, kanë dorëzuar një draft me 94 bashki.

Unë mendoj se ky draft i dorëzuar dhe ky që është përgatitur dhe është më i thelluar në çdo aspekt, të ulemi bashkërisht dhe të arrihet në një draft të PD-së, që të përfaqësojë interesat më të mira të qytetarëve shqiptarë.

Pra, nuk ka asnjë gjë, edhe një deputet i vetëm mund të mbështesë ligj, projekt apo reformë, kështu që ulja me ta në komisione dhe jashtë komisioneve, dhe gjetja e një ujdie për një projekt që ta mbështesin të gjithë deputetët e opozitës, duhet të diskutohet edhe me partitë aleate në parlament, duhet të diskutohet me Partinë e Lirisë, duhet të diskutohet me të gjitha partitë opozitare.

Natyrisht, ne kurrë nuk bëhemi pjesë e një loje të qeverisë dhe as të pazareve me të. Ne e kemi publik projektin. Projekti shpreh interesat më të mira.

Nuk besoj se Edi Rama është serioz në çështjen e reformës. Nuk ndodh. Gënjen.

Pavarësisht nga kjo, ishte në detyrimin tonë që të paraqesim një projekt më të mirin”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.