AKTUALITET

“Shpërdorim detyre dhe mashtrim”/ Vasili: Çmimi i ERE-s për fashën 800 kWh është në fuqi dhe i botuar në Fletoren Zyrtare.

17:41 - 05.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me anë të një reagimi në rrjetin social Facebook, deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili akuzon qeverinë për shkelje të ligjit, shpërdorim detyre dhe mashtrim.




Vasili duke iu referuar vendimeve të qeverisë dhe ERE-s për vendosjen e fashës 800 kËh,shkruan se qeveria po tregon një Haxhiqamilizëm shumë të trashë, të denje për sharlatanë, që s’njohin as shtet as ligj. Sipas tij, çmimi i ERE për fashën është në fuqi dhe i botuar në Fletoren Zyrtare.

Ai thekson se çfarëdo, që vazhdon dhe flet e bën Qeveria është shkelje flagrante e ligjit, shpërdorim skandaloz i detyrës me pasoja financiare dhe mashtrim botërisht për qëllime politike dhe korruptive dhe asgjë më shumë.

Postimi i plotë

Çmendet Qeveria e hajdutëve, thotë se po të dojë nuk zbaton fare vendimin e ERE-s!

Qeveria po tregon një Haxhiqamilizëm shumë të trashë, të denje për sharlatanë, që s’njohin as shtet as ligj.

Çmimin për fashën mbi 800KËh e kërkoi si e çmendur vetë Qeveria megjithëse ky ishte një qëndrim i lig, tërësisht kundër qytetarëve dhe për t’i vjedhur e grabitur ata.

ERE mbylli sytë dhe miratoi atë që qeveria kërkoi dhe ky është çmimi i vetëm zyrtar i zbatueshëm.

Çmimi i ERE për fashën është në fuqi dhe i botuar në Fletoren Zyrtare.

Këtë nuk e luan topi.

Vetëm një idiot mund të thotë se ka dy çmime në të njëjtën kohë: një çmim zyrtar të ERE-s dhe një të Qeverise për fashën mbi 800KËh.

Çmimet nuk ndryshohen me pallavrat dhe përdredhjet e Edi Ramës, por me vendime zyrtare dhe vetëm në zbatim të Ligjit, këtë kërkon dhe detyron Shteti ligjor dhe jo shteti i hajdutëve të Ramës.

Qeveria nuk ka marrë asnjë vendim dhe nuk ka depozituar asnjë kërkesë në ERE për anulimin e fashës 800KËh, por vazhdon demagogjinë antiligjore.

Qeveria sot tha:

“Fasha 800 kWh, kur shprehet ERE, shprehet për miratimin e çmimit, çdo kËh mbi 800 do kushtojë 42 lekë. Kjo është detyra e ERE. Ia bëmë kërkesën në muajin shtator dhe pasi e shqyrton vendosi ta miratojë, këtu mbaron fusha e përgjegjësisë së ERE. Qeveria shqiptare ka të drejtën nëse e aplikon apo jo fashën”.

Ky është një qëndrim pak të thuash i çmendur dhe i marrë.

Ligji për Sektorin e Energjisë Elektrike Nr.43/2015 ne Nenin 83 dhe 85 për cakton qarte se Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU) furnizon qytetarët me energji elektrike me çmime sipas kushteve të përcaktuara nga ERE.

Ligji 43/2015 ka parashikuar Rregulloren e Organizmit, Funksionimin dhe Procedurat e ERE si dhe Metodologjia e Përcaktimit të Çmimit të Shitjes së Energjisë Elektrike me pakicë te klientët fundorë që furnizohen nga FSHU miratuar nga ERE në dt 23.11.2017.

Është përcaktuar bile, që nëse FSHU nuk është dakord me çmimin e përcaktuar nga ERE mund t’i drejtohet Gjykatës.

Çfarëdo, që vazhdon dhe flet e bën Qeveria është:

Shkelje flagrante e Ligjit

Shpërdorim skandaloz i detyrës me pasoja financiare

Mashtrim botërisht për qëllime politike dhe korruptive dhe asgjë më shumë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.