Kryesore

Takimi më ambasadorët e huaj për Reformën Territoriale, Alibeaj nxjerr fotot: Do të pasohet nga të tjerë

15:36 - 05.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim dhe diplomatët e huaj zhvilluan një takim ditën e sotme me disa deputetë të Partisë Demokratike.




Përveç kreut të grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, në takim ishin dhe 6 deputetë të tjerë, si Jorida Tabaku, Dhurata Çupi, Agron Gjekmarkaj, Grida Duma, Ferdinand Xhaferri dhe Gazmend Bardhi.

Takimi në fjalë u mbajt në kuadër të Reformës Territoriale. Kujtojmë se ditën e sotme, deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj do të takohet edhe me Presidentin Bajram Begaj në orën 18:00, në kuadër të zgjedhjeve lokale.

Në takim ishin: Ambasadorët e Shba, Be, Osbe, Itali, Gjermani, Francë, Zvicer, Britani E Madhe (Zv.Ambasadori)

Ndërsa nga Grupii PD Janë: Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Dhurata Çupi , Agron Gjekmarkaj , Grida Duma, Ferdinand Xhaferri , Gazment Bardhi.

Në përfundim të takimit me ndërkombëtarët, kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj u shpreh se diskutuan për reformat dhe paralajmëroi se do të ketë edhe takime të tjera.

“Ishte një nga takimet që i kemi pasur si format shumë kohë më parë. Objekti i takimit ishin reformat që kemi inciuar në parlament, nga reforma zgjedhore dhe çështje të tjera. Takimi i parë që do të pasohet nga të tjerë, qoftë në këtë format apo të tjera”, tha Alibeaj.

  


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.