Kryesore

“Tetori rozë”, Berisha sulmon Ramën: Shpenzon 4 mln euro për instalacione, por nuk ka aparatura mamografie nëpër qytete

18:57 - 05.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar sot një takime gra dhe vajza të LDG në Elbasan, në kuadër të “Tetorit rozë”, për sensibilizimin për kancerin e gjirit.




Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se kryeministri Rama në vend që të investojë në aparaturat e mamografisë apo në depistimin e sëmundjeve kancergjene, shpenzon para një instalacione që do të vendosen para godinës së tij.

“Është më komplekse gjeneza e kësaj sëmundje. Janë një seri faktorësh. Tirana rezulton në 10 qytetet më të mëdha të ndotura të botës. Rezulton për fatin më të keq po në 10shen e qyteteve me shërbimin shëndetësor më të papërshtatshëm. Do të thotë që risqet në këtë terren, janë shumë më të mëdha, dëmet e tyre bëhen shumë më të mëdha. E gjitha kjo është absolutisht e bërë nga dora e njeriut. Nëse Tirana rezulton sot në 10 qytetet më të ndotura të botës, një nga faktorët është organizimi i trafikut në kryeqytet. Është një organizim se si të ndotë më shumë qytetin.

Janë sot armët më kryesore në duart e çdo gruaje dhe çdo vajze. Të tjerat janë të injoruara. Një qytet që renditet i 10-ti në botë, i cili është kryeqyteti, nuk garanton aspak mjekimin koherent të sëmundjeve sot. Është një proces serioz sëmundja dhe kërkon një qëndrim serioz. Nuk mund të ketë qëndrime të dystuara, nuk mund të mungojë ilaçi sot sepse humbet kohën e dominimit të qelizave. Po lexoja një material, çfarë tregonte për parandalimin. Në strategjinë kombëtare të luftës kundër kancerit, ishin siguruar gjithsej 6% të financimit. A ka një injorim më të madh se kjo. Në një kohë kur, shpërdorimet në shpenzime të tjera janë të tmerrshme. Blihet instilacion 4 mln euro për ta vendosur në oborr. Me 4 mln euro mund të blesh mamografi në të gjithë qytetet e vendit.

Check-up i kushërirës së Ramës merr milionë euro dhe nuk bën asgjë. Të përcaktohet metodika e depistimit të sëmundjeve kancerogjene.

Kthehemi tek parandalimi dhe diagnoza e hershme. Janë armët më kryesore në duart e çdo gruaje dhe vajze, sepse të tjerat janë të injoruara. Për fatin e keq, një qytet që renditet ndër 10 më të këqijtë në botë, që është kryeqyteti, nuk garanton aspak mjekimin koherent të sëmundjeve sot.

Thashë, është një proces serioz sëmundja dhe kërkon një qëndrim serioz. Ndaj saj nuk mund të ketë qëndrime të dystuara. Nuk mund të mungojë ilaçi sot, sepse humbet kohën e dominimit të qelizave.

Po lexoja një material, çfarë tregonte për parandalimin. Në strategjinë kombëtare të luftës kundër kancerit, ishin siguruar gjithsej 6% të financimit. A ka  injorim më të madh se ky, në një kohë kur shpërdorimet në shpenzime të tjera janë të tmerrshme.

Blihet instilacioni që thotë ai, 4 mln euro që vendoset në oborr për ta parë ai, kush tjetër nuk e shikon. Po me 4 mln euro, mund të blesh mamograf dhe ta çosh në çdo qytet të vogël të vendit. Check-up që paguan kushërirën e vet me dhjetëra e dhjetëra milionë, që nuk ka asnjë vlerë nga ana shkencore. E vetmja vlerë do të ishte depistimi për sëmundjet kanceroze, ajo ka vlerë. Ja vlen. Sepse atë që e kap më shpejt e ndihmon dhe ajo formë ka fituar certefikatën.

Por Check-up që bën kushërira e kryeministrit dhe merr dhjetëra e dhjetëra milionë euro është fund e krye në abuzim me shëndetin e qytetarëve. Do të ndihmosh, merr e përcakto metodikën, depistimin masiv te gratë, vajzat dhe gratë dhe grupet e tjera që janë të interesuar. Por kjo nuk ndodh.

Nuk ka një gjë të organizuar. Bën mamografitë e lëvizshme, nuk ka përgjigje. Bëhet një abuzim masiv. Asgjë nuk është e organizuar. Duhej të ishte regjistri kombëtar. U vendos në vitin 2013 organizimi i regjistrit kombëtar të sëmundjes kanceroze. Deri më sot nuk kanë bërë asgjë”, tha Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.