AKTUALITET

Berisha flet në Kuvend për protestën e pedagogëve: T’u rritet rroga të paktën sa në Kosovë!

14:15 - 06.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Protesta e djsehme e pedagogëve ka qenë temë diskutimi në Kuvendin e Shqipërisë ditën e sotme.




Nga foltorja e parlamentit, ish-kryeministri Sali Berisha ka mbështetur nga foltorja e Kuvendit protestën e pedagogëve duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.

Berisha u shpreh se pagat e tyre duhet të bëhen të paktën sa në Kosovë ndërsa kërkoi 10-fishim të fondeve të buxhetit për kërkim shkencor.

“Unë nga kjo platformë sot dua të shpreh mbështetjen time të plotë për studentët dhe punonjësit e universiteteve që kanë nisur protestë të fuqishme për shkak të keqtrajtimit që u bëhet atyre me qëllimin e vetëm shkatërrimin e arsimit të lartë në Shqipëri. Dënon me forcë të madhe përpjekjen e Edi Ramës për të ndërsyes studentët kundër pedagogëve të tyre., për t’u tallur me botën akademike universitare shqiptare.

Dënoj qëndrimin që mban ndaj kërkimit shkencore, asfiksinë që i ka krijuar kësaj fushe jetike. Dënon mungesën e ndjeshmërisë ndaj studentëve dhe kërkoj plotësimin me urgjencë të kërkesave të tyre. Çdo student në Shqipëri duhet të subvencionohet me 100 euro. Çdo pedagogu në Shqipëri duhet t’i rritet rroga të paktën sa është në Kosovë. Pse Kosova qenka më e pasur se ne?

Nuk po them Maqedoni por Kosovë, Kërkoj që punonjësit të jenë të universitetit. Të ken trajtimin identik me punonjësit e tjerë në Kosovë. Kërkon 10-fishim të fondeve të buxhetit për shkence. Dikush mund të çuditet. Është 10 herë më i vogël se në Kosovë. E ka fshirë tërësisht kërkimin shkencor nga axhenda”, u shpreh Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.