AKTUALITET

Del një tjetër FOTO e Ervis Martinaj, këtë herë në plazh/ Shtohet misteri për zhdukjen e ‘mbretit të llotove’!

10:52 - 06.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndërsa vëmendja e mediave në vend është përqendruar ditët e fundit te disa grupe të tjera kriminale, ku në kuadër të një operacioni të disa ditëve më parë u zbulua një rrjet i tërë vrasësish me pagesë dhe ngjarjesh kriminale, ndërsa në skenë dolën emra të njohur të botës së krimit si: Kasandër Noga, Rrumi i Shijakut etj.




Por, kjo nuk e kamuflon atë se çfarë po ndodh me Ervis Martinaj, ndërsa misteri për zhdukjen e ‘mbretit’ të lojërave të fatit, sa vjen e shtohet çdo ditë e më shumë. Në media së fundmi po shfaqet një tjetër foto e pa publikuar më parë e biznesmenit Ervis Martinajt, i cili shfaqet në plazh, nën shoqërinë e një personi që nuk identifikohet.

Sipas asaj që raporton voxnews, nuk dihet nëse fotoja është bërë para apo pas denoncimit të familjarëve për zhdukjen e tij. Ka dyshime se vendi ku ndodhet është jashtë Shqipërisë, Turqi, Greqi, Brazil apo ndonjë vend tjetër, pasi duket një hapësirë pa shezlongë përreth, ku Martinaj duket i sigurt. Por nuk përjashtohet as mundësia që Matinaj të ndodhej në zonën e Dhërmiut, ndonëse i rrethuar nga armiqtë e shumtë, të investuar për ta eliminuar fizikisht.

Kujtojmë se që prej datës, 8 gusht nuk ka asnjë informacion mbi fatin e Ervis Martinajt… Në një kohë që në media kanë qarkulluar disa lajme që thotë se është arratisur, një tjetër version që është vrarë apo marrë peng, një njoftim policie ka treguar se Martinaj ka qenë protagonist i një tjetër ngjarjeje kriminale.

Sipas voxnews, kjo ngjarje ka ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar, ku Martinaj dyshohet se ka dhunuar një person, pas konfliktit që ka pasur me të. Ka qenë vetë i dhunuari, i cili raportohet të ketë shkuar në polici për të bërë kallëzimin përkatës, madje duke regjistruar edhe një padi penale ndaj Vis Martinajt.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.