AKTUALITET

Deputeti i PD bën deklaratën e fortë për zhdukjen e Vis Martinajt: 5 minuta para se të shkonte Policia në hotel, i dërguat mesazh për t’u larguar!

11:41 - 06.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka bërë një deklaratë të papritur në kuvend në lidhje me fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martina ji cili rezulton i zhdukur prej muajit gusht.




Salianji u shpreh se në radhët e policisë së shtetit qarkullon një informacion se 5 minuta se të bëhej kontrolli në hotel i është dërguar mesazh të shumëkërkuarit që të largohej.

“Nxirrni policët për t’i mbajtur kot. Ku e keni sot Sulen Çelën, Fatos Goga, Kamer Mehja. Po e them këtu atë që qarkullon në zë në radhët e policisë së shtetit, Ervis Martinaj nuk japin dot përgjigje sot çfarë bëhet është gjallë a vdekur. Pesë minuta para se të shkonte në hotel policia e shtetit e keni lajmëruar për t’u larguar se keni pasur tjetër plan. Alban Bengasi, Abedin Mama. Ervin Merlika. Vetëm një operacion i ke këta. Ish drejtoi i policisë thotë që më ka rrjedhur informacioni. Ju e keni hequr vetëm se ka pasur lidhje me SHBA. Ja ku i ke vrasjet më të rënda. Nuk e keni hequr për objektiv ju atë. Se çfarë objektivi do plotësoj ai kur ke të njëjtët drejtorë”, u shpreh ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.