Kronikë

EMRAT/ Identifikohen të plagosurit e ngjarjes në Vlorë, autori dëmtohet gjatë sherrit! Të lënduarit me profesion berberë

21:10 - 06.10.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në Vlorë, ku kanë pësuar lëndime fizike dy persona si pasojë e goditjeve me thikë.




Gazeta Shqiptare mëson se kanë mbetur të plagosur Kevin Nuredini 23 vjec, Ervis Sejko 35 vjec, ndërsa Mexhit Arapi, 40 vjeç është autori i ngjarjes.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se 40-vje☼ari Arapi është vënë në pranga menjëëherë pas ngjarjes dhe është transportuar në spital, për trajtimin e plagëve që ka marrë si pasiojë e përplasjes fizike me dy viktimat.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 06.10.2022, rreth orës 20:40, në lagjen “Lef Sallata”, pranë shkollës “24 Maji”, dyshohet se shtetasi M. A, si pasojë e një konflikti të çastit, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasit E. S., 35 vjeç dhe K. N., 23 vjeç, të dy banues në Vlorë, të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimit e Policisë kanë kapur menjëherë autorin e dyshuar, shtetasin M. A., 40 vjeç, dhe e kanë transportuar për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.