Kryesore

Gara për zgjedhjet lokale/ Berisha i hap derën të gjithëve, por përjashton Lulzim Bashën: Është i izoluar!

13:44 - 06.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka lënë derën të hapur për deputetët e grupit të Enkelejd Alibeajt. Në një prononcim për mediat para selisë së Kuvendit, Berisha tha se çdo deputet është i ftuar të kandidojë në zgjedhje.




“Çdo deputet është i ftuar të kandidojë po të dojë dhe të inkurajojë të tjerë po të dojë. Kryesia përveç rasteve më të jashtëzakonshme, nuk do bëjë të themi, përzgjedhje eliminuese, por do jenë primaret. Ne kemi premtuar ndryshimin, pra po sjellim ndryshimin, nuk do e përcaktojë kryetari kandidatin. Çdo deputet që dëshiron të kandidojë është i ftuar të kandidojë”, tha Berisha.

Ai shtoi se janë bërë takime me grupin e Alibeajt dhe u tregua i hapur për çdo marrëveshje

“Janë bërë takime (me grupin e Alibeajt). Dhe do bëhen takime. Zoti Paloka po merret intensivisht me këtë, por jo vetëm. Janë të hapura të gjitha dyert e komunikimit. Kjo ftesa ime publike është rasti i fundit. Nëse duan nëpërmjet mirëkuptimit dhe marrëveshjes ne jemi gati”, tha Berisha.

Sipas Berishës, ish kreu i PD, Lulzim Basha “është i izoluar” dhe se duhet të sqarojë problemin e vet të madh që ka.

Pyetje: Nëse nuk bashkohen deputetët e grupit tjetër demokrat?

Berisha: Derisa gjithçka është e hapur unë nuk shoh arsye pse të mos bashkohen në proces. Të gjithë mund të marrin pjesë përvec njërit, ai ka problemin e vet. E merrni me mend ju. Asnjeri nuk implikoj, ai është vetëm i izoluar të sqarojë problemin e vet te madh qe ka. Se ca thotë Alibeaj është tjetër punë por mund t’i them Alibeajt se nuk është shumë e përshtatshme të bëhet zëdhënësi i tij.

“Negociatat për zgjedhjet me grupimin Alibeaj të hapura,” Berisha: Të gjithë mund të kandidojnë përveç njërit

“Kjo ftesa ime publike është rasti i fundit. Ne e mirëpresim një takim. Nuk jemi të vonuar. Ne duhet të shpejtojmë në garë. Nuk është kjo një garë që e drejton lidershipi i PD-së. Është një garë që e përcaktojnë primaret. Formë më demokratike më civile sesa forma e një gare të hapur nuk mund të ofrojë kush. Në këto primare do të votojnë edhe simpatizantët. U kërkova partitve aleate, bëni listat, të votojnë anëtarët dhe simpatizantët tuaj. Po ecën drejt mirëkuptimit. Nëse nuk bashkohen? Nuk shoh arsye se përse ata të mos bashkohen në proces. Të gjithë mund të marrin pjesë veç njërit. E merrni me mend. Është vetëm, është i izoluar. Të trajtojë problemin serioz.”

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.