AKTUALITET

“Gjendja e tij familjare është e rënduar”/ Avokat i Alqi Bllakos tregon argumentat se pse gjykata e liroi nga qelia

15:46 - 06.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako është liruar kë të enjte nga burgu.




Gjykata vendosi caktimin e masës ‘Arrest shtëpie’ për Bllakon, i cili ishte pas hekurave pas akuzave për inceneratorin e Fierit.

Avokati Sokol Hazizaj ka argumentuar para gjykatës se është ezauruar i gjithë procesi hetimor dhe se ish-deputeti i PS Alqi Bllako për shkak të largimit nga funksioni si deputet nuk ka asnjë mundësi të prishë provat ti shmanget hetimit apo të ndikojë në procesin hetimor ndaj tij, raporton News 24.

Ndër të tjera avokati ka theksuar se gjendja e familjes së tij është e rënduar. Bllako është baba i 2 fëmijëve 2 vjeç dhe një fëmije 7 vjeç, ndërsa pas arrestimit nuk kanë patur përkujdesjen e nevojshme, pasi nëna është e punësuar dhe lëviz nëpër rrethe.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.