AKTUALITET

Ishin gati 1.2 ton kokainë për transport, shqiptari kapet nga policia belge

18:12 - 06.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë belge, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike. Sipas medieve belge shqiptari u arrestua bashkë me katër bashkëpunëtorët e tij holandezë, teksa po prisnin një ngarkesë me 1.2 ton kokainë.




Të dyshuarit u arrestuan të martën në mbrëmje kur kontrolluan një kontejner në një magazinë në Oudebaan në Wilrijk, me shpresën për të gjetur drogë, konkretisht një ngarkese prej 1.2 ton kokainë.

Por autoritetet doganore holandeze u treguan më të zgjuara se ata.

Doganat holandeze kapën konteinerin, i cili ishte shkarkuar në portin e Roterdamit dhe hoqën drogën. Hapësira e lirë u mbush me një lëndë false. Një shofer flamand e mori kontejnerin në Roterdam dhe e solli në Wilrijk, Belgjikë mbrëmjen e së martës. Pasi kontejneri ishte brenda, policia federale ndërhyri.

Zëdhënësi Kristof Aerts i prokurorit publik të Antwerp u shpreh: “Pesë të dyshuar janë arrestuar. Bëhet fjalë për meshkuj të moshës 28, 29, 40, 45 dhe 54 vjeç. Të pestë gjyqtari i ka dërguar në paraburgim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.