AKTUALITET

Lirohet ish-Deputeti i Partisë Socialiste Alqi Bllako! Dënimin e mbetur do ta kryej në ‘shtëpi’

15:01 - 06.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako. Mësohet se gjykata vendosi caktimin e masës ‘Arrest shtëpie’ për Bllakon, i cili ishte pas hekurave pas akuzave për inceneratorin e Fierit.




Bllako nga qelia e burgut kërkoi disa herë ndryshimin e masës, pasi pretendon se nuk ekzistojnë kushtet ligjore për një masë sigurie ekstreme si ajo e ‘arrestit me burg’.

Ish-deputeti socialist u akuzua si i përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit dhe akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Kush është Alqi Bllako

Alqi Bllako ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, kur ajo drejtohej nga Lefter Koka, kohë kur u dhanë dhe koncensionet e inceneratorëve të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës.

Bllako pas ministrisë së Mjedisit, shërbeu për disa muaj si sekretar i Përgjithshëm në Presidencë, ndërkohë që pas largimit nga ky institucion, ai u emërua si Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve AKUM.

Alqi Bllako së bashku me Lefter Kokën nga LSI, shkuan në zgjedhjet e Përgjithshme Parlamentare me Partinë Socialiste, ku u bënë  pjesë e listës së deputetëve.

Bllako fitoi mandatin e deputetit të PS në Qarkun e Tiranës, kurse Lefter Koka në Durrës.

Por ish-ministri Mjedisit, Lefter Koka dha dorëheqjen para se të fitonte mandatin, ndërsa Bllako është ende në këtë funksion, por tashme pritet të vendoset nga Kuvendi dhe arrestimi i tij.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.