AKTUALITET

Mediat britanike artikull për shqiptarët: Bandat e trafikimit të klandestinëve po fitojnë me shumë para se ata të drogës!

12:03 - 06.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nis valë e re zemërimi ndaj shqiptarëve, të cilët marrin gomonet dhe kalojnë kanalin e La Manshit për të hyrë në brigjet e Britanisë së Madhe. Pavarësisht se u duk që me ardhjen e qeverisë së re do të zbuteshin tonet për emigrantët që ikin nga Shqipëria për një punë dhe jetë më të sigurt në Angli, ditëve të fundit ka nisur një tjetër “përndjekje” ndërkombëtare për shqiptarët.




E ndërkohë që Franca është angazhuar në ndërhyrjen për të mos lejuar më nisjen e gomoneve me qindra emigrantë nga brigjet e veta, në këtë betejë ndalimi është ftuar edhe Spanja, pasi me sa duket shqiptarët kanë nisur të tentojnë brigjet e Spanjës për të mbërritur në Britani. Është sërish sekretarja e Brendshme, e cila ka akuzuar shqiptarët se po kthehen në kriminelë në vendin e tyre sidomos në fushën e trafikut të drogës dhe atë të kultivimit të kanabisit, një metodë që sipas tyre e kanë shumuar pikërisht shtetasit shqiptar që kanë shkuar në vendin e tyre.

Ndonëse shqiptarët janë personat e identifikuar si “shpikësit” e shtëpive të barit në Angli, avokatët e zyrave të azilit dhe një pjesë e mirë e mediave e kundërshtuan këtë fakt për ta, duke i konsideruar vërtetë si personave që emigrojnë nga varfëria dhe pasiguria dhe jo pse duan të transportojnë krim në vendin e tyre. Mirëpo, një javë më parë, Ministria e Brendshme britanike bëri me dije se në vendin e tyre kishin hyrë 10 gomone me të paktën 500 emigrantë, shumica prej të cilëve shqiptarë. Janë mediat vendase që hedhin dritë mbi qëndrimin e zyrtarëve të vet.

MEDIAT BRITANIKE

“Emigracioni i paligjshëm po na mbush burgjet me kriminelë shqiptarë duhet të ndalet”, ky është titulli i të përditshmes britanike “Express”, e cila sërish i ka kushtuar një artikull emigracionit të paligjshëm në përgjithësi, duke u ndalur te rasti i shqiptarëve, të cilët shkojnë me gomone. Sekretarja e Brendshme e Britanisë, Suella Braverman, kritikoi gjykatat evropiane për ndërhyrje në përpjekjet britanike për të kontrolluar migracionin e paligjshëm dhe premtoi të miratojë legjislacionin që ndalon emigrantët të abuzojnë me ligjet e të drejtave të njeriut.

“Një sistem i bazuar në pikë për imigracionin e ligjshëm duhej të ofronte në Mbretërinë e Bashkuar emigrantët e aftë që i nevojiten një ekonomie në rritje, por në vend të kësaj, situata aktuale e turpshme po fryn popullsinë britanike me kriminelë shqiptarë. Vitin e kaluar në burgjet britanike ishin 1500 shqiptarë, përqindja më e madhe e shtetasve të huaj. Deri në 60 për qind e emigrantëve të paligjshëm që kalojnë kanalin janë nga Shqipëria – jo një vend i shkatërruar nga lufta apo uria – dhe shumë prej tyre dalin menjëherë nga burgjet e tyre”, thuhet në shkrimin e medias britanike.

“Pasi supozohet se ka arritur një marrëveshje me Shqipërinë për të përshpejtuar kthimin e këtyre emigrantëve të pamerituar, sërish ‘Home Office’ është frustruar nga fakti që nëse kërkojnë azil, këta shqiptarë hyjnë më pas në sistemin e azilit si kushdo tjetër. Është ky shfrytëzim që Braverman dëshiron të anulojë”, shkruan më tej “Express”. Media britanike bën edhe një përllogaritje të kostos për të tatimpaguesit britanike, duke u shprehur se është një kosto e paqëndrueshme.

“Llogaritjet e fundit vlerësojnë se çmimi i strehimit të këtyre emigrantëve të paligjshëm në hotele me ushqim të plotë është 1.3 miliardë paund në vit – një miliardë më shumë se vlerësimet e Ministrisë së Jashtme – me akomodimin për kokë që kushton 4,300 £. Dhe këto shifra u llogaritën në fillim të këtij viti përpara se 28,000 të tjerë të mbërrinin nga Franca”. Më tej, në artikull thuhet se “bandat e kontrabandës shqiptare janë më dinake se rrjetet rivale irakiane dhe kurdë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.