Kronikë

Mega-operacioni i Policisë tek ‘5 Maji’/ Sekuestrohen pjesë të armëve të ndryshme, dylbi për snajper, karikatorë e municion luftarak!

11:34 - 06.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Shtetit ka publikuar një njoftim në lidhje me aksionin e ditës së djeshme në rrugën ‘5 Maji’ në Tiranë, ku u zbulua dhe sekuestrua një numër i madh armësh dhe municioni.




Sikur citon në njoftimin e publikuar për mediat, Policia e Shtetit njofton se ka sekuestruar pjesë të ndryshme armësh, dylbi për snajper, një granatëhedhës, karikatorë dhe municion luftarak.

NJOFTIMI NGA POLICIA TIRANË:

Sekuestrohen pjesë të armëve të ndryshme, dylbi për snajper, një granatëhedhës, karikatorë dhe municion luftarak. Më datë 05.10.2022, në rrugën “Besim Fagu”, Tiranë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas informacioneve të marra në rrugë operative se disa persona, për shkak të presionit të Policisë, kishin transportuar dhe hedhur në një ambient të jashtëm, pjesë armësh e municion luftarak, menjëherë kanë ushtruar kontroll dhe kanë gjetur në rrugën “5 Maji”, pjesë armësh të ndryshme (kallashi, mitralozi të lehtë, mitralozi të rëndë, pushke), municione luftarake dhe pajisje optike ushtarake, të futura në thasë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, vijon punën për identifikimin e poseduesve të armëve dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti. Provat materiale do dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminim


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.