Kosova

I premtuan se do bëhej futbollist dhe i morën 100 mijë euro, i riu nga Kosova denoncon rastin në polici

19:42 - 06.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Premtimi për të luajtur me Ajax në Holandë ka shtyrë një 18 vjeçar dhe familjen e tij në Prishtinë që të ofrojë shumën prej 100 mijë eurosh te të ashtëquajturit agjentë. Premtimi nuk është mbajtur dhe djaloshi e ka parë të udhës që të denoncojë personat që i kanë marrë shumën e majme. Ndarë në disa pjesë, futbollisti nga Prishtina që nuk është identifikuar i ka dhënë disa personave shumën.




Bazuar në dëshminë e viktimës, personat e dyshuar si përfitues të shumës i kanë premtuar se ai do ishte pjesë e Akademisë së Ajax në Holandë. Ëndrra për futbollin e madhe ka shtyrë 18 vjeçarin që të bindë edhe të afërmit për shumën e eurove, teksa në fund gjithçka ka rezultuar false. Me urdhër të Prokurorisë në Prishtinë, janë marrë masat e duhura për të ndalur të dyshuarit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.