LAJMI I FUNDIT

Rama flet nga takimi i Komunitetit Politik Europian: Shpresoj të ndërtojmë diçka për njerëzit tanë!

13:32 - 06.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Më shumë se 40 liderë nga e gjithë Evropa priten sot në Pragë për të marrë pjesë në takimin përurues të Komunitetit Politik Evropian. Nga Praga, kryeministri Edi Rama ka folur para Takimit të Komunitetit Politik Europian.




“Nuk është një ide e re, është ide e vjetër. Takimi do të vazhdojë dhe shpresoj të ndërtojmë diçka për njerëzit tanë. Kjo ide rilindi pasi pati një krizë, shpresoj të mos ketë një krizë tjetër për të pasur një tjetër takim” tha Rama.

Qëllimi i forumit të ri është përmirësimi i bashkëpunimit midis vendeve evropiane përtej kufijve të Bashkimit Evropian, si Britania e Madhe, Turqia, vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rajonit të Kaukazit.

Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal do të marrë pjesë personalisht ndërsa presidenti Volodymyr Zelensky do të bashkohet me video.

Veç problemeve ekonomike, udhëheqësit do të mbajnë bisedime mbi ndryshimin e klimës, krizën energjetike dhe pushtimin rus të Ukrainës. Diskutimet do të pasohen nga takime dypalëshe.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.