LAJMI I FUNDIT

Salianji ironizon Çuçin në Kuvend: Jeni bërë si Policia që i sheh kriminelët dhe nuk i kap dot!

11:09 - 06.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka ironizuar ministrin Bledi Çuçi ditën e sotme në Kuvend duke theksuar se prej disa javësh kanë kërkuar ballafaqim me të por nuk kanë arritur ta kenë atë.




Ai mori në krahasim situatën e krijuar mes policisë dhe kriminelëve në kërkim duke shtuar se blutë bien në gjurmët e tyre vetëm kur kanë probleme me njëri tjetrin.

“Zoti ministër faleminderit që të gjetëm sot se të kemi shpallur në kërkim që prej një muaji. Jeni bërë si ju me policinë, i shihni kriminelët dhe nuk i kapni. Dhe ne të shohim këtu por nuk të kapim dot. Prej vitesh situate me kriminalitetin është rënduar. Përditë shohim  në media dhe në zonat tona si qytetarët na drejtohen me mungesën e sigurisë në këtë vend. Ndeshen me paaftësinë e policisë së shtetit dhe kjo reflektohet edhe te policët e thjeshtë. E kam kërkuar këtë interpelancë në fillim të shtatorit pas ngjarjeve të rënda të ndodhura në rrugët kryesore. Ngjarjet kriminale po ndodhin çdo ditë dhe policia i gjen vetëm kur kanë problem me njëri tjetrin. Kam disa pyetje. Një prej tyre është shqetësimi për trafikun e qytetarëve shqiptarë që mbushën gjatë gjithë verës gazetat kryesore britanike”, deklaroi Salianji.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.