AKTUALITET

Spiropali-Berishës: T’i nuk vjen më në pushtet Sali, jo Ilir Metën dhe Monikën të kesh në krah, po të gjithë bashkë nuk e arrini dot

14:27 - 06.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali iu drejtua ish kryeministri, Sali Berisha duke i thënë se edhe nëse do të bashkohej me kryetarin e PL-së dhe me ish kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, sërish nuk do të vinte dot në pushtet.




“Jo Ilir Metën dhe Monikën të keni në krah, po të gjithë këtu bashkë të bëheni nuk vini dot. Jo se nuk ka në elektoratin e djathtë njeri me kontribute, por sepse ju nuk lë njeri të ngrejë kokë. Bam Bum, po i lë armët, vetëm për gjuhën e kam fjalën. Ju privatizuat gjithçka që mundët, ju kalatë i kishit kthyer në mejhane dasmash. Sot që janë shtatëfishuar fondet për investimet në trashgëiminë kulturore, ngriheni ju dhe flisni.

Vetëm në tre vite, universitetet shqiptare kanë përmirësuar performancën e tyre me 38% dhe kanë thithur 2.1 milionë euro fonde nga BE. Sot pedagogët nuk marrin vetëm rrogën e tyre, por edhe fonde. Ne e ngritëm rrogën me 7%, 15% mund ta bëjnë vetë universitetet. Ne këtë duam të bëjmë të rrisim cilësinë dhe pedagogët të mos jenë nepotikë por njerëz me vizion”-tha Spiropali.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.