LAJMI I FUNDIT

“Thoni që e ka Erioni inatin me këtë”, Braçe me tone kritike ndaj qeverisë!

13:28 - 06.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti socialist Erion Braçe kërkoi në Kuvend tjetër rritje page për kategorinë e zjarrfikësve. Ai u shpreh se ata nuk mund të trajtohen si administrate me të njëjtën rritje page, por shtoi se duhet të marrin atë që meritojnë në raport me punën e vështirë që bëjnë.




Braçe u ndal edhe te shpërndarja e naftës falas për fermerët duke thënë se shumë prej tyre nuk e kanë marrë.

“Gjithë bota ka problem prodhimin, ne kemi problem shitjen. Nëse do e bëjmë vaj ullirin si do e shesim. Problemi më i madh që merren me këtë kulturë është sistemi fiskal. E ka dërrmuar grumbullimin dhe përpunimin. E ka bërë copash përpunimin e drejtë dhe të ndershëm. Kjo është një çështje që duhet diskutuar tani. Njëherë të vetme të mendojmë për këtë gjë. Për dëmin që i ka sjellë kjo skemë bujqësisë. Bujqësia është zhvendosur te tokat me qira. Qiradhënësi që ju e kërkoni këtu që të firmosë këtu dhe të paraqitet vetë me kartën e identitetit është në emigrim. U bënë muaj që e them këtë gjë. Thoni që e ka Erioni inatin me këtë apo atë por duhet bërë tani. Nafta duhet të shkojë deri në fund tani. Në Lushnje janë shumë familje që nuk e kanë marrë ende naftën. Ne kemi mbështetur prodhimin më të madh bujqësor të vendit. Njerëzit sot duhet të jenë me plug në fusha. Është e mirëpritur çdo rritje pagash. Por unë vazhdoj të insistoj te zjarrfikësit. Qeveria duhet ta kuptojë njëherë e mirë që ata nuk punojnë në zyra. Nuk mund të trajtohen njësoj si ata. Meritojnë një rritje page në përputhje me rrezikun e tmerrshëm të punës që bëjnë. Puna e tyre është Akoma më e rrezikshme në përballje me fatkeqësitë natyrore. Tani është koha që këto kategori të marrin atë që meritojnë në raport me punëve  vështirë që bëjnë”, deklaroi ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.