AKTUALITET

VIDEO/ Shikoni momentin kur forcat speciale dhe Policia mësyn në pronat e tre vëllezërve Topuzi në Elbasan!

10:18 - 06.10.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Elbasanit me urdhër të Gjykatës ka vendosur sekuestro preventive mbi disa pasuri në qytet, të regjistruara në emër të Albert Topuzit dhe vëllezërve të tij Bashkim dhe Gent Topuzi.




Blutë bëjnë me dije se shtetasi Albert Topuzi është autor i dyshuar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarive kriminale”, pasi më parë ka qënë i arrestuar në Itali, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, në rrethana rënduese”.

Pasuritë e sekuestruara janë: një ndërtesë trekatëshe, një ndërtesë dykatëshe, 3 apartamente, disa automjete të llojeve të ndryshme, 4 sipërfaqe ndërtimi dhe një aktivitet tregtar (biznes) me objekt prodhimin e betonit.

NJOFTIMI I PROKURORISË

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan njofton se në kuadër të procedimit penal nr.1687, viti 2018, që bën fjalë për veprën penale të “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, është ekzekutuar në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për vendosjen e masës së sekuestros preventive mbi disa pasuri të ndodhura në qytetin e Elbasanit, të dyshuara si të përftuara mbi bazën e të ardhurave të siguruara nga veprimtaria kriminale.

Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan me vendimin Nr.746 (60614-02754-13), datë 03.10.2022, ka vendosur: Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

  • Vendosjen e masës së sigurimit “Sekuestros preventive” mbi objektet:

1.Pasuria nr.22/25 trual + ndërtesë 2 kate (godinë shërbimi), përfituar me leje legalizimi në vitin 2013;

2.Pasuria nr.429/11 vol 19 faqe 92, ZK 8526 e llojit truall që disponohet nga shtetasi A.T;

3.Pasuria nr. 4/611+1-29 vol 23 faqe 20, Zk 8524, sipërfaqe 109 m2, vlera 5,354,080 lekë përfituar me kontratë shitblerje në datë 22.08.2012;

4.Pasuria 22/23 ZK 8526, godinë banimi 1 kat, përfituar me leje legalizimi në vitin 2013;

5.Pasuria nr.429/13 vol 19 faqe 94, ZK 8526 e llojit truall që disponohet nga shtetasi G.T;

6.Pasuria nr.5/289 ZK 8524, e llojit ndërtese 3 kate + bodrum + nënçati, me sipërfaqe 241,8 m2 truall, nga kjo ndërtesë : kati përdhe sip.153,8 m2, kati bodrumit me sip 151.4 m2, kati i parë me sip 164.5 m2, kati dytë me sip 164.5m2, sip. e nënçatisë 140+24.1 m2;

7.Pasuri nr.22/24 ZK 8526, godinë banimi 1 kat 60 m2, përfituar me leje legalizmi në vitin 2013;

8.Pasuria nr.429/12 vol 19 faqe 93, ZK 8526 e llojit truall;

9.Pasuria nr.5/149+1-21, vol 6 faqe, 136 ZK 8524 e llojit apartament në bashkëpronësi mes G.T dhe A.T, përfituar nga privatizimi që disponohen nga shtetasi B.T;

10.Automjetet me targë AA 3.. CD, AV 2.., AA 1.. YN, AA 4.. DA në pronësi të shtetasit B.T; dhe

11.Automjeti me targë automjetin me targë AA 6.. RM në pronësi të shtetasit G.T.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.