AKTUALITET

“Alqi të paktën ka mundësi për dado, babai i tij merrte 10 mijë euro në muaj”/ Meta: Po qytetarët e thjeshtë, s’kanë fëmijë ata?!

12:41 - 07.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha në konferencën e sotme për shtyp se lirimi i Alqi Bllakos me arsyetimin për kujdes ndaj fëmijëve është i papranueshëm dhe një goditje “fatale” ndaj drejtësisë.




Meta u shpreh se ish-deputeti ndryshe nga qytetarët e thjeshtë që janë në burg për mospagim faturash të energjisë, ka mundësi financiare për një dado, duke shtuar se babai i Bllakos merrte 10 mijë euro në muaj.

Meta: Dje Rilindja shpërndau një lajm se gjoja një shok i Taulantit më paska anuluar mua një vizitë në Gjermani dhe e dërgoi si letër. Natyrisht u bë për të shmangur vëmendjen nga Inceneratorët duke inskenuar lirimin e njërit prej të dënuarve me një arsyetim të papranueshëm, për kujdesin ndaj fëmijës. Kam një pyetje për ju, sa qytetarë në këtë vend janë burgosur për mospagim të faturave të energjisë? Nuk kanë fëmijë ata?

Për tu kujdesur, trajtuar, ndoshta s’kanë as mundësi për dado, të paktën Alqi ka mundësi se ka babin që paguhet 10 mijë euro në muaj. Ky rast tregoi se në krye të aferës s’është as Alqi as Lefteri por koka, Edi Rama.

Ua kam thënë që në shkurt, drejtësi me regjim, sepse nuk veproi kurrë në momentin e duhur kur kishte fakte flagrante dhe shkelje të hapura të ligjit. Lirimi i tij është ekzekutim moral i drejtësisë, goditje fatale për drejtësinë. Lekët shkonin nga këtu në Holandë, fatura është e madhe. Janë gati 2 miliardë euro korrupsion dhe debitori më i madh në OSHEE është shteti sepse lekët i përdorin për ahengje dhe investime të panevojshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.