Kronikë

EMRI/ Kishte fshehur Kallashin nën sediljen e makinës, arrestohet adoleshenti në Mirditë! i gjendet dhe një krehër me fishekë

16:16 - 07.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I riu Danjel Gjinaj është kapur në flagrancë këtë të premte në Mirditë, teksa po qarkullonte me një automatik tip Kallashnikov në automjetin e tij.




Policia bën me dije se autori ë kishte fshehur armën nën sediljen e au6tomjetit me të cilin po udhëtonte, e cila u gjet pas kontrollit nga efektivët e rendit.

Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme ndaj Gjinajt, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Njoftimi:

Mirditë / Kontrolle “blic”, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, me vete apo në ambiente të ndryshme.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Befasia”.

Kapet me armë zjarri automatik të fshehur nën sediljen e automjetit që drejtonte, vihet në pranga 19-vjeçari dhe sekuestrohet arma e zjarrit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, si rezultat i kontrolleve intensive “blic” ndaj shtetasve dhe në ambiente të ndryshme, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, kanë ndaluar në kuadër të operacionit policor “Befasia” në fshatin Lëkundë, Mirditë, automjetin me drejtues shtetasin D. Gj. Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur të fshehur poshtë sediljes, një armë zjarri automatik dhe një krehër me fishekë në të, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. Gj., 19 vjeç, banues në Mirditë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.